Flash News

KRYESORE

Dalin detaje, gomonia e kapur në Greqi u nis nga Himara, plagoset skafisti shqiptar, kapen 2 ton drogë

Dalin detaje, gomonia e kapur në Greqi u nis nga Himara, plagoset skafisti

Janë zbardhur detaje sa i takon gomones së kapur mbrëmjen e së dielës në Greqi. Sipas mediave greke, gomonia ishte nisur nga Himara ndërsa pas 22 orë ndjekjes në det policia mundi ta ndalojë.

Gjatë ndjekjes policia ka qëlluar në drejtim të skafistëve, për pasojë një prej tyre është plagosur. Në gomonen e sekuestruar u gjetën 2 ton kanabis.

Policia greke arrestoi tre personat që ndodheshin në gomone, 2 shqiptar dhe një italian ndërsa tre shtetas të tjerë u arrestuan në Athinë. Në total numri i të arrestuarve është 6 nga të cilët 4 shqiptar dhe dy shtetas italian.

Të fundit