Flash News

KRYESORE

Dalin fotot, pronarët e lokalit dhunuan me shkop bejsbolli dy punonjësit e OSHEE

Policia ka publikuar fotot e dhunës brutale të ushtruar ndaj punonjësve të OSHEE-së në Gjirokastër, Elton Proko dhe Qani Sulejmani, të cilët u rrahën në krye të detyrës.

OSHEE, ka denoncuar në polici dy persona me iniciale E.L, pasi kundërshtoi dhe dhunoi dy punonjësit e  që po kryenin kontroll tek subjekti privat.

Punonjësit e OSHEE-së po kryenin detyrën në vazhdën e kontrolleve ndaj subjekteve private debitore, kanë hasur në kundërshtinë e abonentit. Akti kriminal ka ndodhur dje në Ksamil dhe policia po heton rreth ngjarjes.

Rasti në fjalë është dënuar edhe nga OSHEE. “Pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga debitorë që nuk duan të zbatojnë lidhin për pagesën e faturave të energjisë, apo të vjedhësve, Kompania nuk do të ndalë kontrollet deri në vendosjen e plotë të ligjit dhe respektimit të barabartë nga të gjithë, pa asnjë dallim dhe përjashtim”,- sqaron kompania.

Të fundit