Flash News

KRYESORE

Dalin fotot/ Shiste paketa cigaresh në rrugë, policia dhunon barbarisht kuksianin

Dhunohet barbarisht nga policia një shitës ambulant.

Babai i dy fëmijëve nga Kukësi, i cili jeton në periferi të Tiranës është dhunuar nga policia, pasi nuk është lejuar të shesë në mënyrë ambulante në rrugë paketa me cigare.

Fotot janë publikuar nga “Nisma thurje” ku shkruhet: Neki Bajraktari doli dje nga shtëpia, puthi dy fëmijët e tij si zakonisht dhe pasi hodhi në krah kutinë me paketa filloi ditën për të siguruar bukën e përditshme.

Nekiu nuk do të vjedhë, nuk do të vrasë, nuk do të shesë drogë, nuk do të mashtrojë. Nekiu do të jetojë me nder dhe me djersën e tij por dje ai u përball me shtetin.

Shteti, i veshur me petkat e policisë bashkiake i kërkoi paketat, i kërkoi bukën e fëmijëve, i kërkoi djersën e ballit. Nekiu refuzoi dhe u ndëshkua rëndë. U rrah barbarisht sikur të ishte kriminel, sikur të kishte vrarë, sikur  të kishte vjedhur, sikur  të kishte shpërndarë drogë. Por në vendin tonë nëse bën sa më sipër bëhesh deputet e ministër, bëhesh shok me kryetar bashkish e kryeministra. Kur kërkon të mbijetosh, të ushqesh fëmijët me nder, përballesh me shtetin. Palo shtetin tonë!

Të fundit