Flash News

KRYESORE

Dalin pamjet nga karantina në Kavalishencë, Meta: Ka kapacitet për 120 persona

Dalin pamjet për herë të parë nga amabientet e brendshme të karantinës në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës.

Është presidenti Ilir Meta, ai i cili ka inspektuar ambientet e kthyera në një qendër karantinimi për të prekurit me coronavirus.

“Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore.

Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”, tha Meta.

Ndërkohë, dje zv.ministrja e Shëndetësisë Mira rakacolli deklaroi në një dalje për mediat se në këtë karantinë po trajtohen dy pacientë me Covid-19.

Të fundit