Flash News

KRYESORE

Dalin pamjet pas zjarrit në çerdhen nr. 14 në Tiranë, gjysma e murit u rrëzua pas shpërthimit

Dalin pamjet e para të çerdhes numër 14 në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, e cila në orët e para të mëngjesit të sotëm u përfshi nga flakët, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 04:57, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për çerdhen.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka patuar të lënduar, por vetëm dëme materiale siç shihet edhe në foto.

Gjysma e murit të magazinës është rrëzuar, e cila ndodhej vetëm pak metra larg godinës ku rrinë fëmijët.

Paraprakisht, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit.

Të fundit