Flash News

KRYESORE

Dalin përgjigjet e analizave të COVID-19 për personelin e Urgjencës së Pukës, asnjë i infektuar

Dalin përgjigjet e analizave të COVID-19 për personelin e

Ndërsa vendi po lufton me pandeminë e virusit COVID-19, vjen një lajm i mirë nga Bashkia e Pukës.

Mësohet se 7 punonjësit e Shërbimit të Urgjencës që ishin vetëizoluar, pasi kishin pasur kontakte me nje pacient të prekur nga koronavirusi, pas analizave kanë rezultuar negativë.

Lajmi konfirmohet nga Bashkia Pukë, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Mirmengjes me këtë lajm fantastik🙏🙏🙏

Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.

Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.

🙏Faleminderit ZOT!

Bashkë mund t’ja dalim!”, shkruhet në mesazh.

Kujtojmë se sot janë shëruar edhe dy mjekë nga personeli i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, duke e shpënë në 8 numrin e mjekëve të shëruar.

Të fundit