Flash News

KRYESORE

Dalja e ushtrisë në terren, Rama mesazh për 'shkelësit' e rregullave: Në mbrojtje të popullit nga pakica tradhëtare dhe e papërgjegjshme

Dalja e ushtrisë në terren, Rama mesazh për

Pas daljes së ushtrisë në terren, për kontrollimin e qytetarëve nëse i zbatojnë masat e vënë nga qeveria për mos përhapjes e koronavirusit, ka reaguar kryeministri Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga sabotatorët e kësaj lufte, ku një pakicë të cilën e quan të papërgjegjshme dhe tradhëtare mund të bëjë hatanë dhe të marrë në qafë dhjetëra të tjerë.

“USHTRIA DO TË VIHET E GJITHA NË MBROJTJE TË POPULLIT NGA NJË PAKICË FARE E VOGËL INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM, TRADHËTARË TË VËRTETË, QË MUND TË NA BËJNË HATANË DHE NUK DUHET TË LEJOHEN NË ASNJË MËNYRË, TË MARRIN NË QAFË MIJËRA E MIJËRA TË PAFAJSHËM, E T’U SJELLIN VUAJTJE TË MËDHA DHJETËRA MIJËRA TË TJERËVE😡

🔴 DUHET T’I NDALIM ME ÇDO KUSHT DHE DO TË PËRDORIM ÇDO MJET, DERI NË HEQJEN E PLOTË TË LIRISË NËSE NUK DO TË TËRHIQEN URGJENTISHT NGA RRUGA E TYRE QORRE👊

🔴 POPULLI NUK I’A KA BORXH ASNJË INDIVIDI TRADHËTINË NË KËTË PËRPJEKJE KOMBËTARE PËR JETËN E NJERIUT🇦🇱”, shkruan Rama.

Të fundit