Flash News

KRYESORE

“Dallgë deri në 7 ballë”, Drejtoria Detare paralajmëron përkeqësim të motit për sot dhe nesër

“Dallgë deri në 7 ballë”, Drejtoria Detare

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se sot dhe nesër (22-23 Prill) moti pritet të përkeqësohet, madje do të shoqërohet edhe me erë të fortë, që do të shkaktojë dallgë deri në 7 ballë në det të hapur.

“Në datën 22-23 Prill moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, njofton në rrjetet sociale Drejtoria e Përgjithshme Detare, teksa e ilustron edhe me hartën përkatëse.

Të fundit