Flash News

KRYESORE

Dallimi nga zgjedhjet në Shqipëri, ISP: Pse Rama do të ishte gjobitur 10 herë në ditë po të bënte fushatë në Kosovë

Instituti i Studimeve Politike ka nxjerr në pah një tjetër detaj që dallojnë zhvillimin e zgjedhjeve në Kosovë me ato në Shqipëri.

ISP publikon tabelën me përvojën e Kosovës në administrimin e zgjedhjeve gjatë 2019-ës dhe gjobitja e subjekteve politike që shkelin ligjin në fushatat elektorale.

“Ja një detaj tjetër domethënës: ne paguajmë miliona për partitë që nuk japin llogari dhe që shkelin ligjin para, gjatë e pas fushatës elektorale, kurse në Kosovë shteti fiton miliona nga gjobat që u vendos partive që shkelin ligjin në fushatat elektorale.

Ne amnistojmë rregullisht partitë dhe KQZ e Kolegji Zgjedhor nuk kanë asnjë penalitet penal e financiar për partitë e kandidatët shkelës të ligjit, në Kosovë, të gjithë gjobiten, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, sqaron ISP, ndërsa shton se “Dy ministrat tanë që votuan në Kosovë (për ironi vota e tyre publikisht shkoi për palën që humbi zgjedhjet edhe pse duhej të kishin një qasje më konfidenciale të votës!) duhet minimalisht t’ia dërgojnë këtë tabelë shefit të tyre politik në Tiranë, i cili po të ishte në fushatë në Kosovë, si të gjithë zyrtarët tanë partiakë, do të ishte gjobitur së 10 herë në ditë, për logon partiake në “Shqipëria që duam”, për fjalimet politike në aktivitete shtetërore, për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, për përdorimin e fëmijëve në fushatë, etj.”.

Të fundit