Flash News

KRYESORE

Damian Gjiknuri flet për listat e hapura: Mund të sjellin tensione dhe probleme

Damian Gjiknuri flet për listat e hapura: Mund të sjellin tensione dhe

Deputeti i PS, njëherësh bashkëkryetari i Këshillit Politike për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi në Komisionin e Ligjeve se listat e hapura mund të sjellin tensione dhe probleme.

Gjiknuri ka sjellë edhe një herë në vëmendje pikat kryesore të dakordësuara mes palëve, teksa shtoi se nga listat e hapura nuk duhet kemi drojë.

“Paketa është një produkt që adreson shqetësime nga opozita jashtëparlamentare edhe pse nuk u plotësuan të gjithë kërkesat e OSBE-ODIHR. Prevaloi më shumë interesi i një bashkëpunimi politik. Opozita insistonte më shumë garanci. Për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Në fund u arrit një produkt i përbashkët. Afrimi i zgjedhjeve ishte një vendim i mirë, kishte efekte në jetën shoqërore të vendit. Do të shkonim drejt një depolizitimi, por nuk e arritëm. Me konsensus ramë dakord që të diskutojmë sërish pas vitit 2023. Hapja e listave mund të sjellë edhe tensione dhe probleme.

Mos të kemi drojë nga to dhe në të ardhmen mund të shohim edhe numërimin elektronik.

Kemi dyfishuar fondin që kanë marrë partitë në zgjedhje dhe duke vendosur tavan jo më shumë se tre herë nga donacionet private, pra raporti 1/3. Sa i përket reklamave ka pasur kërkesë për ti ndaluar fare, por nuk u gjet konsensusi, as PD-ja dhe partitë e tjera nuk ishin për ndalimin dhe u vendos që të rrijë dispozita që rrijë”, deklaroi Gjiknuri.

Të fundit