Flash News

KRYESORE

Damian Gjiknuri u flet 'hapur' deputetëve të PS-së: Asnjë nuk duhet të ketë zili pozitën time

Damian Gjiknuri u flet 'hapur' deputetëve të PS-së:

ERTV-ja transmetoi ditën e sotme një takim që ministri i Trasporteve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri zhvilloi me deputetë të Partisë Socialiste. Takimi kishte në fokus aksionin që qeveria po zhvillon për ujin e pijshëm.

Për të treguar rëndësinë e këtij aksioni, Gjiknuri ju drejtua deputetëve të PS-së duke u thënë se askush nuk duhet ta ketë zili pozitën e tij në këtë moment.

“Ua them shumë haptazi këtu, nuk është se duhet të ketë zili njeri pozitën time në këtë pikë sepse unë, po luftojmë një gjë si qeveri që plotësisht nuk e kontrollojmë dot”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri tha se aksioni edhe mund të dështojë rrugës pasi ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve janë në administrim të bashkive. Sa i takon aksionit, Gjiknuri tha se qeveria ka si objektiv që të arrijë në katër vite të përmirësojë 20% nga gjendja në të cilën ndodhet

“I kemi thënë vetes, në katër vjet të arrijmë të përmirësojmë 20 përqind nga gjendja ku e kemi. Ky është synimi”, tha Gjiknuri.

 

 

 

Të fundit