Flash News

KRYESORE

Damiano akuza të tjera për produksionin, publikon mesazhet për votat e blera nga dy banorët e BB9

Damiano i është rikthyer sërish skandaleve. Ish-banori i Big Brother ka publikuar disa mesazhe me produksionin ku shkruhet se fituesi është caktuar me kohë dhe votat janë blerë.

Damiano i pyet pse nuk kanë reaguar për foton ku shfaqet Fiorentina, Olsi, Musa dhe Denisi jashtë Big Brother-it ndërsa personi i shkruan se produksioni "po ziejnë por nuk duan ta japin veten".

Më pas Damiano e provokon pse nuk i nxjerrin Olsin e Fiorentinën sepse publiku nuk i pëlqen dhe personi që i shkruan nga produksioni i thotë se votat janë blerë dhe çdo gjë është e planifikuar.tabloid.al

Të fundit