Flash News

KRYESORE

Dani Alves: Dola i lënduar nga Barcelona, por nëse më thërrasin do kthehesha që nesër

Dani Alves: Dola i lënduar nga Barcelona, por nëse më

Futbollisti Brazilian i PSG-së, Dani Alves, së fundmi është shprehur në një televizion se edhe pse u largua i lënduar nga Barcelona, ajo mbetet shtëpia e tij.

Ai gjithashtu tha për “Globo” se nëse ekipi katalanas do ta thërriste, ai nuk do ta mendonte dy herë rikthimin.

“Barça është shtëpia ime. Është e pamundur të them që nuk do të kthehesha, do të kthehesha menjëherë që nesër nëse do më thërrisnin. Por nëse them që u largova i palënduar, do të gënjeja. Unë dola i lënduar, pasi luftova shumë për të ndërtuar historinë time tek Barça. Fitova 23 tituj në 8 vite”, është shprehur mrojtësi i PSG.

Ai gjithashtu tha se Barça nuk e respektoi historinë e tij, por megjithatë ajo mbetet shtëpia e tij.

“Unë u dhashë rezultate dhe ata nuk respektuan historinë time. Për t’u shfajësuar donin pastaj të më bënin një përshëndetje të madhe në stadium, por un refuzova sepse ajo do të jetë shtëpia ime e përjetshme, dhe kur një vend e konsideron shtëpinë tënde, atëherë nuk ke pse përshëndetesh,” theksoi Alves.

Të fundit