Flash News

KRYESORE

“Danieli u ngatërrua me myshqet”, shokët e 12-vjeçarit të mbytur tregojnë si ndodhi tragjedia në Farkë

“Danieli u ngatërrua me myshqet”, shokët e

Ditën e sotme një 12 vjeçar u mbyt në Liqenin e Farkës. “Danieli dinte not, por u ngatërrua me myshqet”, shprehen shokët e 12 vjeçarit të mbytur për ‘BalkanWeb’.

Ndonëse shkuan si çdo herë të laheshin të tre sëbashku, Danieli, nuk mundi të dilte prej liqenit, ndërsa gjeti vdekjen. Të tronditur për ngjarjen e rëndë, dy vogëlushët thanë se shoku i tyre ishte zhytur në ujë, pasi kishte rrëshqitur në barishte dhe më pas nuk e kishin parë më.

“Kemi shkuar shpesh në liqen për t’u larë. Por sot kur u zhytem, ai nuk mundi të dalte pasi rrëshqiti në barishtet e liqenit. Kur ai nuk doli u futëm për ta nxjerrë por nuk e pamë. Fundi i liqenit ishte i turbull”, thanë dy shokët e viktimës para oficerëve të policisë në komisariatin nr.1 në Tiranë.

Polumbarët po vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit të pajetë të 12-vjeçarit, banues në Shkozë.

Të fundit