Flash News

KRYESORE

Danimarkë, vritet 16-vjeçari shqiptar, akuza mbi një bandë arabe

Danimarkë, vritet 16-vjeçari shqiptar, akuza mbi një bandë

Një tjetër rast tragjik me humbje jete është shënuar së fundi jashtë shtetit. Pas rasteve të fundit në Blegjikë, Londër, Itali, mësohet se edhe një 16-vjeçar nga Tetova, me emrin Servet, sipas mediave maqedonase, është ekzekutuar me arme zjarri ne lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen të Danimarkës. Media daneze ‘Ritzau’, njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05. Familja e tij prej shumë kohësh banon dhe jeton në Kopenhagen të Danimarkës. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vrasjes së të riut, por dyshimet e para të policisë janë se krimin e ka kryer një bandë arabe.

“Nuk mund të konfirmojmë edhe arsyet e vrasjes. Kërkojmë ndihmën e dëshmitarëve për të identifikuar autorët”- tha zëdhënësi i policisë Jens Møller Jensen.

 

Të fundit