Flash News

KRYESORE

Darka jopublike e presidentit Meta me Ali Ahmetin, mediat në Maqedoni japin versione të ndryshme

Darka jopublike e presidentit Meta me Ali Ahmetin, mediat në Maqedoni japin

Mediat në Maqedoni kanë shkruar se të premten e kaluar, Presidenti Ilir Meta ka qenë në qytetin e Kërçovës ku është takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Sipas Agjencisë së lajmeve Zhurnal, darka mes Metës dhe Ahmetit ka qenë tëpër miqësore, ndërkohë që pas takimit në Kërçovë, presidenti Meta ka udhëtuar  drejt Shkupit por nuk janë zbuluar ende arsyet e vizitës së tij në shtetin fqinjë.

Ndërkohë, referuar po kësaj vizite ka reaguar edhe analisti i gazetës Lajm, Gafurr Adili. Në një analisë të publikuar ditën e sotme me titullin “Çka po 'gatuan' z. Ilir Meta?!”, Adili thekson se Meta ka takuar jo vetem z. Ali Ahmeti, por edhe ish Shefin e Policise Sekrete (DSK) te FYROM-it, Sasho Mijallkovin dhe Mulla Sulen e BFIM-se.

Sipas tij, Meta po lobon që miku i tij, Ali Ahmeti të jetë president i Maqedonisë pasi vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

“Disa 'gojekeqijë' thonë se, z. Meta erdhi qe t’i 'koordinoje' pazaret e koalicionit DUI-VMRO per ta destabilizuar FYROM-in, si menyra e vetme qe mafia politike ne trekendeshin Tirane-Prishtine-Shkup te shpetoje nga vetingu (ne Tirane), nga Gjykata Speciale (ne Prishtine) nga dhe Prokuroria Speciale (ne Shkup); Ndersa, disa 'gojekeqije' te tjere thone se, z. Meta kishte ardhe per te lobuar qe ne zgjedhjet e vitit te ardhshem (2019) Ali Ahmeti te kandidoje per President te FYROM-it”, ka shkruar Adili në gazetën Lajm.

Vetë institucioni i presidencës nuk ka bërë ndonjë koment rreth kësaj vizite, për të cilën nuk ka informacione zyrtare deri më tani.

Të fundit