Flash News

KRYESORE

Darkë me trafikantin e drogës, Pjerin Ndreu i përgjigjet Berishës: Doktor, jemi edhe malësorë

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi pak minuta më parë një foto të deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu duke darkuar në Fushë-Arrëz të Pukës.

Sipas Berishës, Ndreu është nën shoqërinë e  Albert Tucit, i dënuar me 7 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike, i cili njëherësh është edhe kreu i bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist në rrjetet sociale. Ai thekson se malësorët zbatojnë rregullat elementare të tavolinës dhe se vizitorët në shtëpi nuk mund të zgjidhen.

“Doktor hajde bëjmë Veting për darkat por kam frikë se do habitet edhe Prishtina jo vetëm Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe unë e dimë që nuk habitemi se ka edhe bisedat që ke bërë me ato, jo vetëm fotografi! Hiq dore nga përndjekjet e njerëzve me dreka e darka se ato janë pa protokoll, nuk kanë kriter dëshminë e penalitetit ! Meqë je edhe malësor, por që ke harru rregullat elementare të tavolinës, në shpi të tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh të ftuarit ti!”, shkruan Ndreu.

Berisha publikon foton: Deputeti i PS darkë me trafikantin e drogës, vëllain e kreut te bashkisë

Të fundit