Flash News

KRYESORE

DASH i ndaloi Dakos hyrjen në SHBA, reagon Duka: Shumë shpejt “non grata” do të shpallet gjithë Rilindja

DASH i ndaloi Dakos hyrjen në SHBA, reagon Duka: Shumë shpejt

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar pas lajmit se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen për në SHBA.

Në një postim në adresën e tij në Facebook, Duka shkruan se vendimi i DASH është një provë e qartë se opozita po fiton betejën dhe shton se së shpejti “NON GRATA do të shpallet gjithë ‘Rilindja’!”.

 

Postimi i plotë:

Shumëkujt deklaratat, qëndrimet dhe akuzat e opozitës, mund t’i kenë tingëlluar si pjesë e betejës së politikës për pushtet. Por, pas përgjimeve të BILD, vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është një provë e qartë se beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejtë dhe duhet të vijojë deri në fund me çdo kusht dhe me çdo kosto. Kjo nuk është përballje me një individ, por me një grupim të strukturuar, shembja e të cilit do të vijojë vetëm falë bashkimit të opozitës dhe hapjes së saj. Shumë shpejt NON GRATA do të shpallet gjithë ‘Rilindja’!

 

 

  • DASH i ndaloi Dakos hyrjen në SHBA, reagon Agron Duka: Shumë shpejt “non grata” do të shpallet gjithë Rilindja

 

Të fundit