Flash News

KRYESORE

Dash Shehi del nga rreshti: Jam nga ata që luaj ndonjë dorë poker, por ky biznes duhet frenuar

Dash Shehi del nga rreshti: Jam nga ata që luaj ndonjë dorë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi bëhet deputeti i parë që del nga rreshti dhe pranon publikisht se ka patur raste kur edhe ai ka luajtur lojë pokeri. Ndryshe nga shumë deputetë dhe ministra, të cilët janë të varur nga bixhozi, Shehi tha në emisionin ‘Provokacija’ se nuk është turp të pranosh se ke qenë një herë apo disa herë në kazino.

Gjithsesi, deputeti i opozitës theksoi se ky biznesi duhet të frenohet pasi në Shqipëri është ekzagjeruar. Ndonëse pranoi se mbyllja e pikave të basteve dhe kazinove mund të shkaktojë fillimisht një dëm ekonomik, Shehi tha se përfitimet tek brezi i ri do të jenë shumë herë më të mëdhaja.

“Unë jam nga ata që luaj edhe ndonjë dorë poker, nuk është se jam kundër, por duhet të kufizohet. Në zonat rurale i vetmi vend komunitar janë ato ku luhet poker, them se duhet të frenohet. T’i themi stop. Në Shqipëri, siç çdo gjë tjetër, është ekzagjeruar edhe me pikat e basteve”, tha Dash Shehi.

Shehi u shpreh se është për kufizimin e pikave të basteve dhe kazinove, por jo për mbylljen e plotë të tyre, pasi kjo është e vështirë dhe rrezikon të rrisë kriminalitetin.

“Sot po nuk të dhanë lekët merr biletën dhe shkon në polici, nesër kur të luhet ilegalisht do shkosh të drejtohesh te ‘i forti’ dhe më pas ai do shkojë t’u marrë lekët atyre”, deklaroi Shehi.

Të fundit