Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Arsyeja e vetme e dorëheqjes së mundshme të Metës

Ish-deputeti Dashamir Shehi shprehet në “Opinion” se dorëheqja e Ilir Metës ka peshë politike dhe vendi do shkonte në një tjetër krizë nëse ndodh.

Të vetmen arsye që Presidenti Meta do të jepte dorëheqjen, sipas Shehit, është për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët dhe shqiptarët se ka krizë. Ndërsa “aktin e vetëflijimit” e konsideron patetike.

“Ky patetizmi heroik që jap jetën për shqipërinë, nuk qëndron. Unë nuk mendoj se ka qenë e nevojshme të shkojë deri këtu. Kam qenë i idesë për të dhënë dorëheqjen, deri këtu. Por dorëheqja nuk e zgjidh krizën. Por i jep të qartë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se këtu kriza është e plotë dhe se nuk ka kthim mbrapa. Meta është njeri pragmatist mendoj se nuk ka për të shkuar deri atje...”

 

Të fundit