Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Arta Marku, motra e vogël e Llallës, nuk ka bërë asgjë këto 6 muaj

Dashamir Shehi: Arta Marku, motra e vogël e Llallës, nuk ka

Deputeti Dashamir Shehi thotë se kryeprokuroria e përkohshme, Arta Marku, e ka humbur legjitimitetin pasi u bënë gjashtë muaj në detyrë dhe nuk ka asnjë arritje. Shehi e cilësoi Markun si motrën e vogël e të Adriatik Llallës.

“Kjo e ka humbur legjitimitetin sepse ka 6 muaj që rri atje dhe nuk ka bërë kurrgjë. Nuk kemi parë një kriminel në burg, nuk kemi parë një të korruptuar brenda. Çfarë ka bërë?! Këtu kemi një qeveri që po vjedh, ka 5 vjet që është. Le të marrë dhe ata që kanë qenë më parë, sepse për atë është vënë. Po kjo është trup i madh. Kjo është motra e vogël e atij që ishte përpara”, deklaroi Shehi, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News.

Sa i takon projektligjit për teatrin, Shehi tha se ai është i turpshëm teksa tregoi detaje nga ajo se çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme.

“Ne do të denoncojmë një aferë korruptive brenda parlamentit dhe do të protestojmë jashtë parlamentit për ti kujtuar shqiptarëve që nëse do të vazhdojnë të durojnë këtë dhunë nuk është çudi që ky me gjithë bandën e vetë ti vijë ti marrë shtëpinë dhe ti thotë që kjo është e imja se do ta bëj kullë”, u shpreh Dashamir Shehi.

Të fundit