Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Do hapen hotele me 5 yje vetëm për kazinotë buzë detit

Dashamir Shehi: Do hapen hotele me 5 yje vetëm për kazinotë

Deputeti Dashamir Shehi e ka cilësuar si të dyshimtë propozimin e qeverisë Rama për zhvendosjen e kazinove dhe lojërave të tjera të fatit.

I ftuar në emisionin ‘Arena’ në Ora News, Shehi ngre dyshime se ky vendim nuk është gjë tjetër veçse një lloj monopoli nga disa duar, në disa duar të tjera.

“Kam dyshimet e mia, në princip e në moral e aprovojë, por ky njeri duhet ta certifikojë, duhet t’i mbyllë edhe ata online. Pastaj të na thotë se kush është për sa i përket kazinove, çfarë është kjo shpërndarje nëpër hotele me 5 yje, sa mban Shqipëria se p.sh Italia ka tre të tillë.

Nuk është çudi që të na bëhen hoteleve vetëm për kazino, kështu që po deshi të shpërndajë kujt të dojë buzë detit e liqenit, kjo do jetë e njëjta gjë. Zakonisht ky është proces përqendrimi dhe kontrolli. Përtej dyshimit që kam për zotin Rama del gjithnjë një gjë e zezë nga mbrapa”, u shpreh Dash Shehi.

 

 

Të fundit