Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi kritika Erion Veliajt për propagandën: Paguan gazetat e huaja; ku është ndryshimi i Tiranës?

Dashamir Shehi kritika Erion Veliajt për propagandën: Paguan gazetat e

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi ka kritikuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se fokusohet më shumë te propaganda se sa në realizimin e punëve në kryeqytet.

Gjatë intervistës në ‘5 pyetje’ në Report Tv, Shehi tha se Veliaj dhe kryeministri Edi Rama paguajnë gazetat e huaja për propagandë. Sipas tij, pavarësisht atyre që shkruajnë gazetarët e paguar nga kryebashkiaku, në Tiranë nuk ka asnjë ndryshim të madh që ia vlen të përmendet.

“Këtu paguhet që një gazetë e huaj të thotë se kryeministri shqiptar është shumë i zgjuar. Paguhet që gazetarët e huaj të vijnë në Tiranë dhe të thonë se janë të habitur me ndryshimin e Tiranës. Më thuaj ti ku habitesh me ndryshimin në Tiranë? Unë habitem që nga shtëpia deri te Zogu i Zi më duheshin 7 minuta tani më duhen 17. Ku është ky ndryshimi në Tiranë?”,- pyeti kreu i LZHK-së.

Të fundit