Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi kritika Qeverisë së Ramës: Nuk jemi shtet për Europën. Nuk ke rrezikuar asnjëherë që t’i bësh qytetarët më të pasur

Dashamir Shehi kritika Qeverisë së Ramës: Nuk jemi shtet për

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe mënyrën se si ai po qeveris vendin, çka solli edhe vendimin e Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Shehi tha në Kuvend se europianët e dinë shumë mirë që Shqipëria nuk është shtet për të qenë pjesë e BE-së sepse për të siguruar parametrat makroekonomik po dëmton qytetarët e saj. Ai theksoi se në pesë vitet e fundit nuk janë rritur rrogat dhe pensionet, ndërkohë që kryeministri Rama nuk ka rrezikuar asnjëherë që të ndërmarrë masa për të rritur mirëqënien dhe pasurinë e shqiptarëve.

“Pse na lanë jashtë? Jo vetëm që nuk plotësuan ato çështjet puro shqiptare siç janë krimi, korrupsioni, drog, ne nuk kemi plotësuar edhe disa gjëra të tjera. Ata e kuptojnë fort mirë që ne nuk jemi shtet për Europën. Ekonomia jonë rritet 2-3% në vit. Jemi një vend që për të siguruar parametrat makroekonomik, kemi shkuar në një sakrificë ndaj qytetarëve tanë. Kemi 5 vite që nuk rrisim rrogat, kemi 5 vite që nuk rrisim pensionet, përveç një shifre qesharake tani me 2-3 mijë lekë të vjetra. Pse e kemi bërë këtë? Për të mbushur letrat për FMN, për Europën, se ne kemi balancë makroekonomike. Po cila është kjo qeveri nëpër Europë që në kurriz të fukarallëkut, mizerjes së qytetarëve të vet, rregullon balancat makroekonomike? Nuk ka tentuar asnjëherë që të rrezikojë diçka që t’i bëjë qytetarët e saj më të pasur. Cila është kjo? Vetëm një qeveri si kjo. Cila është ajo qeveri që duke u ulur euro, rritet nafta. Cila është ajo qeveri që e ka çuar vendin e vet në këtë lloj niveli dhe të pretendojë Europën? Ata e kanë kuptuar shumë mirë që ne jemi kaq shumë larg Europës sa po të na lënë edhe disa vite nuk ka për të pasur ndonjë dhimbje të madhe këtu”, u shpreh Shehi nga foltorja e Kuvendit.

Deputeti i opozitës kërkoi reforma të thella për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë e rrezikshme ku ndodhet aktualisht.

Të fundit