Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi kundër planit Berisha-Kryemadhi për djegien e mandateve: Nuk është rruga që duhet ndjekur

Dashamir Shehi kundër planit Berisha-Kryemadhi për djegien e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kohë që flet për mundësinë e djegies së mandateve të deputetëve, si e vetmja alternativë për t’u përballur me Qeverinë e Edi Ramës, të cilën e ai e konsideron si të kontrolluar tërësisht nga krimi i organizuar. Këtij qëndrimi po i afrohet së fundmi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndonëse fillimisht e ka kundërshtuar këtë opsion.

Gjithsesi, brenda opozitës ka shumë dallime për këtë çështje. Përveç llogaritjeve që po bën kryetari Lulzim Basha, është kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, që shpreh kundërshti për djegien e mandateve.

Në një intervistë për Tv Klan, Shehi ka deklaruar se çdo tërheqje nga Parlamenti nuk është e leverdishme për opozitën.

“Unë për vete asnjëherë nuk kam qenë për djegie mandatesh sepse një ushtar i mirë ka shpatën, hushtën e shigjetën dhe brenda kësaj beteje prezenca parlamentare është një armë e madhe e opozitës që përplaset e denoncon dhe u sqaron shqiptarëve situatat. Çfarë do lloj tërheqje nga parlamenti unë do ta konsideroja jo fort të leverdishme për opozitën”, ka thënë Shehi.

Ai kërkon që energjitë e PD dhe LSI të përqëndrohen në përballjen me mazhorancën në Parlament dhe në sheshe në krah të qytetarëve.

Të fundit