Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Ne gjykojmë se zgjedhjet e përgjithshme janë të vjedhura. Si mund të marrim pjesë në ato lokale?

Dashamir Shehi: Ne gjykojmë se zgjedhjet e përgjithshme janë

I ftuar në “Të paekspozuarit” në News24, ish deputeti Dashamir Shehi është shprehur se nuk ka kuptim futja e opozitës në zgjedhje vendore, pasi do ishte një përsëritje e çadrës dhe nuk është ky qëllimi.

“Ne duam ta prishim këtë lloj skalete politike. Do ta përmbysim këtë lloj loje, ndryshe ajo që ne dolëm nga parlamenti nuk do kishte asnjë lloj vlere. Kur kemi gjykuar zgjedhjet e mëdha pse do shkonim tek zgjedhjet administrative.

Do ishte gjë tjetër sikur kjo të spostohej në vjeshtë bashkë me zgjedhjet e përgjithshme. Ne kemi vendosur t’i prishim këto lloj rregullash, ndryshe do ishte një lloj përsëritje e çadrës”, deklaroi Shehi.

Shehi shton: “Njerëzit nuk janë lodhur. Kanë ardhur më datë 26 e do vijnë edhe më datë 13. Kjo është një rrugë e gjatë. Nuk po them që qeveria do bie nesër- pasnesër. Jo vetëm se rruga është e vështirë, është malore, por nëse ne kemi nevojë t’i realizojmë ato aspirata kemi nevojë për kohë”.

 

Të fundit