Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi për aeroportin e Vlorës, si e komenton votën e Agron Shehajt

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka qenë i ftuar në studion e “Fax Web”, ku ka folur ndër të tjera për reagimin e ambasadorit Donald Lu  për mos kapjen e ‘peshqve të mëdhenj’, duke e konsideruar si një lloj refleksioni.

Shehi foli dhe për aeroportin e Vlorës dhe votën pro ne Komision të deputetit demokrat Agron Shehaj.

“Shifra e investimit për aeroportin e Vlorës është e ekzagjeruar, por po përdoret për të bërë zhurmë se ky është investim gjigant.

Ndërsa votën e Agron Shehaj nuk dua ta komentoj por mund të them se ai është deputeti i Vlorës dhe si i tillë ka votuar pro. Jam i sigurt që vet ai ka kuptuar se diçka nuk shkon në këtë investim, madje si biznesmen, mund ta shpjegojë edhe më mirë se unë”, u shpreh ai.

Shehaj votoi pro ne Komision, ne menyre simbolike, siç u shpreh ne nje status ne Facebook, por do te votoje kundra ne seance per nje koncension qe ai e quajti 'akt korruptiv'. 

Të fundit