Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi për mbledhjen e dy qeverive: Rama dhe Haradinaj patriotë të shitur; nacionalizmi dëmton vendin

Dashamir Shehi për mbledhjen e dy qeverive: Rama dhe Haradinaj

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet se vendi nuk ka nevojë për nacionalizma, referuar deklaratave të kryeministrit në Pejë dhe se vendi përballet me halle të tjera.

Në studion e lajmeve të ‘Ora News’, Shehi po ashtu kritikoi ata që mendojnë se ekziston kombi kosovare, duke theksuar se ne jemi një komb por i ndarë në tre shtete.

Zoti Rama ka vuajtur gjithnjë kompleksin se i duket sikur në Kosovë nuk e duan. Politika është dicka më serioze sidomos kur bëhet fjalë për çështje ballkanike dhe realitetin shqiptar. Unë do t'i ftoja të ishin pak më të gjetë, mos bëjnë kaq shumë nacionalista, patriotët e shtirur. Shqipëria nuk ka nevojë për këtë, Shqipëria ka nevojë për realizëm, të respektojmë njëri tjetrin, të sinkronizojmë lëvizjet tona politike, të maksimalizojmë singjerinë që prodhohet nga 2-3 pjesë të një kombi, se jemi një komb. Se në Kosovë kanë dalë teori që është kombi kosovar, disa mendje jo normale mund ta sajojnë këtë. Ne jemi një komb, kombi shqiptar i ndarë në tre shtete. Ky mendon se mund të jetë babai që i puq të tre shtetet. Unë them të presë ca kohë se kemi halle të tjera”.

Për deputetin opozitar, ajo që bëri Rama në Pejë është një zhurmë e panevojshme për ti treguar një pjesë të Europës që ai vendos për punët e shqiptarëve në Ballkan.

“Rama ka në mendje diçka, dmth pretendon ta faktorizojë më shumë peshën e shqiptarëve në Ballkan. Duke qenë ky i pari, por kjo është një thikë me dy presa kjo punë. Kur thotë populli "zgjojmë qentë që flejnë". Kjo zhurmë e panevojshme për realitetin shqiptar, zhurmë më shumë për të menduar një pjesë e Europës që ky Rama i rrotullon punët e shqiptarëve në Ballkan, kjo për mua është pak e rrezikshme”, ka përfunduar Shehi.

Të fundit