Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Pse Rama merret gjithmonë me Berishën

Dashamir Shehi: Pse Rama merret gjithmonë me Berishën

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën ka  dhënë mendimin e tij në lidhje me debatin e së enjtes, ku Edi Rama dhe Sali Berisha degraduan me fjalor banal.

Sipas Shehit, ajo që ka ndodhur atë ditë, është agravuese e situatës.

“Është derivatë e një situate që ka ardhur duke u majisur. Siç thotë populli zullumi këputet duke u trashur, peri këputet duke u holluar. Kryefajtori i kësaj pune është zoti Rama. Ky vetë me talljen e vazhdueshme, me ironinë permanente, i ka sulmuar të gjithë. Unë mendoj se i përgjigjet nga kjo pikëpamje. Ndërsa Berisha është opozitar, e ka përgjegjësinë individuale tashmë dhe në përgjegjësinë individuale mund të shpërdorojë gjërat. Ndërsa kryeministri është përfaqësues i të gjithëve tashmë. Ky nuk ka çfarë të zbardhë më”.

I pyetur më tej se përse Rama  merret me Berishën, Shehi u shpreh: Për të shpërqëndruar. Sepse të gjithë të tjerët i kanë ofruar teza politike. Ky do gjithmonë të bëjë zhurmë. Ne po merremi me sherrin Rama-Berisha”, u shpreh Dashamir Shehi.

Të fundit