Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Qeveria shqiptare duhej të kishte rënë që para një jave

Dashamir Shehi: Qeveria shqiptare duhej të kishte rënë që

Deputeti i djathtë Dashamir Shehi, i ftuar në  “360 Gradë” në Ora News u shpreh se qeveria shqiptare duhej të kishte rënë që një javë më parë kur kryeprokurori i antimafies italiane tha gjëra të tmerrshme për pushtetarët.

“Këtu para një jave erdhi kryeprokurori i antimafies. Unë ju kam sugjeruar kolegëve opozitarë që të mos dalim në media por të interpretojmë atë që tha ai. Ai tha gjëra të tmerrshme për këtë qeveri, në një vend tjetër duhet të kishte rënë me kohë. Tha që krimi shqiptar është i lidhur me politikën. Kur krimi është i lidhur me politikën është regjimi kriminal”, u shpreh Shehi.

Bazuar në deklaratat e kryeprokurorit të antimafias, Shehu shtoi se mafia shqiptare kontrollon gjysmën e transportit të kokainës.

“Dhe e treta, tha që kanabisi është shumë problem për ne. E di pse nuk mbjellin më, sepse kanë kaq shumë në magazina. Po të kesh patate, do të mbjellësh të reja? Për sa kohë nuk janë zbrazur magazinat pse duhet të mbjellin”, shtoi më tej ai.

Të fundit