Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi i shqetësuar nga Turqia: Ka marrë të gjithë sektorët strategjikë, po ndërtojmë Perandorinë Osmane

Dashamir Shehi është deputeti i parë i Kuvendit të Shqipërisë që shpreh hapur shqetësimin për zgjerimin e influencës së Turqisë në vendin tonë. Gjatë diskutmeve në Komisionin e Ekonomisë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nga një kompani turke, Shehi u shpreh kundër për faktin se Ankaraja ka kapur të gjithë sektorët strategjikë të Shqipërisë.

Ai kërkoi hapjen e garës për ndërtimin e aeroportit në mënyrë që të shprehin interes edhe kompani europiane. Rastin e shkollave të Fethulla Gylen, Shehi e solli si një shembull të qartë se me investimet që vijnë nga Turqia transmetohen në Shqipëri edhe turbulencat e politikës turke.

Sipas deputetit shqiptar, Tirana duhet të tregojë kujdes dhe të mos pranojë ndërtimin e Perandorisë Osmane pasi populli është drejtuar për nga Perëndimi.

Reagimi i Dashamir Shehit:

Unë jam absolutisht dakord që të bëhet. Unë jam kundër kësaj me një princip. Këtu Telekomin e ka turku, metalurgjinë e ka turku, kromin dhe bakrin e ka marrë turku, shkollat i kishte turku, ne i japim edhe aeroportin turkut. Kemi Bankën Kombëtare turke. Ne jemi për të gjykuar politikisht këtu, për teknikisht thërrasim disa të tjerë. Unë nuk jam dakord të zgjerohet më në sektorët strategjikë prezenca e Turqisë në Shqipëri. Ne jemi vend që aspirojmë Komunitetin Europianë. Ju si Ministri duhet të bëni oferta për kompanitë perëndimore. Jam i sigurt që nëse bëni oferta më të favorshme se kjo, do vij një kompani gjermane, austriake apo daneze. Ne nuk mund të pranojmë turbulencat e politikës turke. Ju e dini çfarë ndodhi me shkollat turke. Me këto punë do merret shteti shqiptar? Nuk gjetët dot ju një shtet perëndimor? Numëri ministri se kjo kompani ka bërë shumë në Irak etj. Po ku i ka bërë? I ka bërë në botën e tyre, bota jonë është këtej (Perëndimi). Unë dua të gjykoj politikisht. Nuk më pëlqen që të zgjerohet prezenca turke në sektorët strategjik të Shqipërisë sepse jam shqiptar dhe gjykoj si perëndimor. Nuk po i paragjykojë këta zotërinj, por ata po na sjellin një ofertë dhe ne po e pranojmë. Unë them se duhet ta hapim këtë punë se ndoshta ka edhe austriakë që kanë qejf, italianë, francezë, europianë. Pse çfarë do të bëjmë ne? Do ndërtojmë Perandorinë Otomane këtu? Nuk po them se duhet të bllokojmë miqtë tanë turk, por duhet të shohim drejt Europës dhe të evitojmë turbulencat që vijnë nga ai rajon. Unë për vete nuk e jap votën time për këtë arsye që e konsideroi shumë më të thellë dhe shumë më të rëndësishme. Kjo mund të duket si tezë reaksionare, mund të mos u pëlqej disave, por unë kështu e gjykoj.

Kotzias: Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave greke me 12 milje. Tsipras në Tiranë përpara Pashkëve

Iku janari, Donald Lu u ikën gazetarëve, nuk komenton ‘peshqit e mëdhenj’

Turqia zgjeron inuencën në veri të Ballkanit; Vuçiç pranon rolin e Erdoganit në Bosnje

Të fundit