Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Unë hoqa dorë nga pronat e mia, Rama ka 20 vjet që i është ngjitur teatrit

Dashamir Shehi: Unë hoqa dorë nga pronat e mia, Rama ka 20 vjet

Deputeti Dashamir Shehi, në fjalën e mbajtur në parlament, tha se shembja e teatrit është një plan i vjet i Edi Ramës. Shehi solli shembullin e vet duke thënë se hoqi dorë nga disa toka që i kishte pasur të tija të ligjshme teksa shtoi se Rama prej 20 vitesh i është ngjitur teatrit.

“Zoti kryeministër ka 20 vjet që merret me këtë punë. Unë kam pasur një tufë pronash këtu nëpër Tiranë edhe nëpër Shqipëri, tek vitit i tretë u mërzita, nuk i gjurmova më, ishin të babait tim, gjyshit tim, të ligjshme. Ky ka 20 vjet që i është ngjitur teatrit nga mbrapa e nuk i shkulet. Me lloj-lloj sipërmarrësish, biznesmenësh. Ky ka bërë teatrin më të madh vetëm për të marrë atë truallin atje”, deklaroi Shehi.

Deputeti shtoi më tej se “ç’është ky shtet karagjozësh që prish kulturën e vet, kulturën e vetë, historinë”.

 

Të fundit