Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi: Zgjedhjet lokale të shtyhen, të zhvillohen bashke me ato parlamentare

Dashamir Shehi: Zgjedhjet lokale të shtyhen, të zhvillohen bashke me

Deputeti dhe kreu i LZH-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se opozita do kërkojë që zgjedhjet vendorë të shtyhen dhe të zhvillohen njëkohësisht me ato parlamentare.

I ftuar në emisionin ‘Arena’ në Ora News, Shehi tha se zgjedhjet do kërkohet të shtyhen për në fund të vitit.

“Opozita e dy-tre viteve të fundit ka bërë kthesa të papritura, dalje nga parlamenti, hyrje në Parlament, të cilat i kanë dëmtuar shumë imazhin. Zoti Basha ka propozuar një linjë të re politike, të ndryshme nga ajo e para. Që unë mendoj se është e duhura. Do të bëjmë luftë inekstreme që të rrëzojmë zotin Rama. Këtë radhë do të na shikojnë shumë. E dyta, jo shkëmbimi i pushtetit me demonstrata. Në demokraci pushteti bëhet nëpërmjet votës. Ne mendojmë që zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme të shtyhen në fund të vitit. Të krijohet një qeveri tranzitore që të marrë përsipër dy-tre detyra. E para, reformimi i zgjedhjeve, e dyta të përmirësojë atmosferën e zgjedhjeve”, u shpreh Dashamir Shehi.

Të fundit