Flash News

KRYESORE

Dashamir Tahiri bën një premtim sfidues përpara qytetarëve: Do i marrim mandatin kryeministrit

Dashamir Tahiri bën një premtim sfidues përpara qytetarëve:

Kandidati i PD-së për Vlorën, Dashamir Tahiri ka theksuar se Vlora më 25 qershor do të hyjë në histori. Tahiri bëri një premtim sfidues duke thënë se PD do i marrë mandatin kryeministrit Edi Rama, duke e lënë jashtë Kuvendit.

Pjesë nga fjala e Dashamir Tahirit:

Jemi këtu për të vendosur Kryeministrin e këtij vendi që do të jetë Lulzim Basha.

E dini mirë që ka pasur dhe zëra kundër këtij koalicioni si kudo në politikë por nuk na prishin punë ato zëra.Do të jemi bashkë, myslimanë, katolikë, ortodoksë, të gjitha trevat ku janë.

Do jemi bashkë si e si të përmbysim këtë qeveri që ka sjellë vetëm mjerim,  fukarallëk, harbutllëk.

E keni dëgjuar me fasadat që bëjnë dhe flasin ne do të bëjmë shtet, në fakt Shqipëria ka 105 vjet shtet.

Ju bëj thirrje të gjithëve, u hap fushata sot dhe ne të gjithë duhet të dalim, të ftojmë dhe ata që nuk kanë qenë sot që të shpëtojmë nga kjo e keqe.

Mos u gënjeni, ka nja dy muaj që janë bërë mjaltë. Nuk përmendin më fjalën burg.

Por kini një gjë parasysh që po e morën dhe njëherë pushtetin jo 300 mijë shqiptarë që kanë ikur, por të 3 milionët do të ikin.

Jam këtu që të siguroj dhe zotin Alimadhi që vjen  pas meje, unë jam i 5, me plot bindje që ne do t’ia marrim dhe Kryeministrit mandatin.

Të gjithë bashkë po të punojmë do t’ia marrim dhe do të hyjë në histori Vlora.

 

Të fundit