Flash News

KRYESORE

Dashamir Tahiri: Ra teoria 'çam bëhesh rrugës'. Idrizi bëri gabim që iku, jo që erdhi te PD

Dashamir Tahiri: Ra teoria 'çam bëhesh rrugës'.

Në një intervistë të shkurtër telefonike për poltiko.al, ish-deputeti, Dashamir Tahiri, nuk e quan gabim ardhjen e Idrizit në koalicion me PD, por ikjen e tij nga e djathta. Sipas tij çamët janë të djathtë. Sa i takon qëndrimit të tij, ai thotë se do të vazhdojë të mbetet me PD dhe se i beson Bashës.

 

Si ju duket politikisht vendimi i kalimit të PDIU dhe Idrizit në koalicion me PD?

Politikish nuk duhet të kishte ikur fare. Këtë e ka për herë të dytë apo të tretë, se nuk e mbaj mend. Pra, gabimi politik ka qenë ikja e tij nga e djathta, jo ardhja. Por Idiziu mund t’i korrigjojë gabimet politike duke reformuar partinë, dukë bërë zgjedhje në parti dhe duke dhënë dorëheqje. Sa për koalicionin me PD nuk është gabim, por ai duhet të dalë nga gabimi në raport me partinë e vet.

A është edhe pak personal qëndrimi juaj ndaj tij?

Nuk kam asgjë personale, unë jam në PD dhe do të jem në PD. Unë kam mbajtur qëndrimin që më ka thënë populli, sovrani, të mbaj. Komuniteti çam i Vlorës donte që të qëndroja me PD dhe unë atë bëra. Ata që ikën, ku më lanë aty më gjetën, po të ikin prapë, sërish aty do më gjejnë nëse kthehen.

A e forcon kjo aleancë PD?

Basha është trungu i koalicionit dhe ai i di vendimet politike dhe të interesit opozitar më mirë se të gjithë. Këtë nuk e diskutoj. Qëndrimi dhe aleanca ime nuk ndryshon tani që ka ardhur Idrizi. Mund të them se duhet folur me bazën pasi ka jo pak reagime. Teoria ‘çam nuk lind, por bëhesh rrugës’, ra. Ra sepse kjo parti e ka bazën te komuniteti çam. Unë do dëgjoj zërin e komunitetit tim. Ka edhe një gjë, këta të partive të mëdha nuk të marrin seriozisht kur ikën sa andej këtej.

Politiko.al

 

Të fundit