Flash News

KRYESORE

Dashuri në kohën e koronavirusit, si nisi një ‘love story’ mes dy të rinjve rusë në karantinë

Dashuri në kohën e koronavirusit, si nisi një ‘love

Kur Rusia evakuoi qytetarët e saj nga epiqendra e shpërthimit të koronavirusit këtë muaj, ajo riatdhesoi më shumë se 140 njerëz nga Kina në një klinikë karantine në qytetin Siberian Tyumen.

Të izoluar nga pjesa tjetër e botës, derisa të konfirmohen se janë pa infeksione, këta njerëz kanë mbajtur lidhjet e tyre virtualisht me miqtë dhe të afërmit përmes rrjeteve sociale.

Por Inna Savintseva dhe Daniil Parfenovich kanë gjetur një lidhje të re me njëri-tjetrin.

Të dy 18 vjeç, u takuan ndërsa prisnin avionin e tyre të evakuimit në aeroportin në Wuhan, qyteti në qendër të shpërthimit. Savintseva ishte në Kinë si një gazetare dhe Parfenovich ishte aty si student.

Të dy filluan së shpejti të flasin, duke zbuluar një dashuri të përbashkët të muzikës dhe teknologjisë, si dhe kiminë e tyre.

"Ajo më foli për muzikën, unë u përgjigja duke folur për skulptura dhe plane të bukura për jetën, dhe sytë tanë u ndezën dhe zemrat tona filluan të rrahin më shpejt para syve të njëri-tjetrit," i tha Parfenovich për ‘The Moscoë Times’.

Parfenovich tha që mjekët e karantinës nuk kishin asnjë problem me këto takime. Por për shkak se Savintseva është izoluar me një sëmundje të veçantë, Parfenovich nuk ka qenë në gjendje ta shohë atë ditët e fundit.

Savintseva nuk ishte në gjendje të fliste me ‘The Moscoë Times’ për shkak të shëndetit të saj, por ajo ka testuar negative për koronavirus. Rusia ka pasur vetëm dy raste të konfirmuara të koronavirusit, të dy ishin shtetas kinezë.

"Ne donim të ishim bashkë për Shën Valentinin, por për fat të keq nuk funksionoi ... por ne jemi të lumtur me gjithçka tjetër," tha ai.

Dyshja pret që të dalin në ditët në vijim, dhe Parfenovich thotë se ata planifikojnë të qëndrojnë në Tyumen dhe të eksplorojnë qytetin së bashku.

Pas kësaj, është e paqartë se çfarë do të ndodhë. Savintseva është me origjinë nga rajoni i Kirov në Rusinë qendrore, ndërsa Parfenovich është nga qyteti Siberian i Krasnoyarsk rreth 3.200 kilometra larg.

Të fundit