Flash News

KRYESORE

‘Dashuria kalon nga stomaku’, Armina Mevlani bën shtëpiaken për të gëzuar Shkëlzenin

Armina Mevlani është një nga vajzat më të ndjekura në Shqipëri dhe imazhi i saj është i kërkuar dhe për markat më të njohur në botë. Ajo është një nga personazhet që paguhet më shumë për reklamimet që bën në Instagram dhe po ashtu ftohet në eventet më të rëndësishme të modës.

Ajo është e dashura e djalit të ish-kryeministrit Berisha dhe gjithmonë marrdhënia e tyre ka qenë interesante për mediat. Armina dhe Shkëlzeni tashmë kanë një lidhje të konsoliduar dhe blogerja shpesh herë poston momente me të dashurin e saj. Në postimet e fundit që ka bërë në Instastory duket se k vendosur që sot të bëjë “shtëpiaken” dhe të gëzojë të dashurin e saj të zemrës.

Njerëzit që gatuajnë vlerësohen shumë dhe Armina mesa duket e paska dhe këtë talent. Kësaj radhe ajo ka përgatitur një mëbëlsirë dhe ka ndarë me fansat e saj etapat e përgatitjes.

Të fundit