Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Dashuria nuk ka qëllime", Preç Zogaj “zgjohet” vrullshëm në prozë
Nga MËHILL TANUSHI
Preç-poeti, siç e cilësonte Ndoc Gjetja, na ka befasuar me romanin e tij të fundit “Anjeza nuk u zgjua”, jo se kishte ndokush pikë dyshimi në aftësinë e tij si mjeshtër i fjalës, por tek dilema e mjergullt e interferencës ndërmjet poezisë dhe prozës, këtyre dy shtyllave kaq të afërta, por dhe të largëta, që mbajnë në këmbë artin e të shkruarit që Zogaj ndër vite i ka lëvruar me sukses. Në letërsinë shqipe dhe atë botërore njihen poetë të mëdhenj dhe prozatorë të mëdhenj, por ndodh shumë rrallë që i njëjti sukses t’i shkojë të njëjtit autor për të dyja gjinitë. Dihet që sprovat e para pothuaj të gjithë shkrimtarët i kanë nisur në vargje dhe pastaj kanë kuptuar se talenti i tyre është ose poezia ose proza dhe kanë vazhduar të ecin në shtegun që janë ndjerë më të sigurt. Zogaj deri më tash, sidomos këto 30 vitet e fundit, ka bërë me dinjitet dhe pa u zhyer (ndër të paktët që kaloi nëpër lumin e turbullt plot baltë të kësaj kohe dhe doli përtej i pastër) edhe politikanin edhe gazetarin edhe publicistin, edhe njeriun e mirë, por kur duhet për ta thirrur me një emër arti, ai është poeti Preç Zogaj. Padyshim një ndër më të mirë që ka letërsia shqipe sot. Pra, e thënë më qartë, a mundet që një poet shumë i mirë të jetë njëherazi edhe një romancier shumë i mirë, pa rënë në kurthin e prozës poetike? A e ka rrëzuar Zogaj me artin e tij këtë pikëpyetje? Duke lexuar romanin “Anjeza nuk u zgjua” krijon bindjen se po. Edhe shkrimtari Rudolf Marku e quan të kapërcyer këtë dilemë kur vlerëson se autori ka shkruar një prozë thellësisht realiste, larg çdo ngasje të joshjeve nga këngët e sirenave të poezisë.
“Anjeza nuk u zgjua” është një skaner i hollësishëm deri në thërrmijat e indeve të jetës nën diktaturë. Ngjarjet zhvillohen në një truall real dhe po aq reale janë edhe personazhet. Në atë kohë jeta zhvillohej gjithandej pothuaj njëlloj, brenda disa kornizave fikse. Lexuesi që e ka jetuar sistemin komunist ecën lirshëm nëpër ngjarje, situata, marrëdhënie, apo gjendje shpirtërore pa u penguar askund, sepse ka njohur nga afër në fshatin, qytetin apo zonën e tij, një vajzë si Anjeza Jakaj, një djalë si David Gjika, një sekretar partie si Gjin Pepkoka, një të plotfuqishëm të zonë si Sandër Luku, apo një thurës kurthesh të liga si Arjan Luna. Me kaq realizëm përshkruhen ngjarjet sa në intuitën e lexuesit Patalana e Lezhës mund të ishte fare mirë Shtoj i Shkodrës, Kanina e Vlorës apo Tushemishti i Pogradecit, sikurse edhe personazhet mund të kishin emra të tjerë. Sigurisht realizmi nuk i jep romanit statusin biografik, pasi autori si mjeshter i përshkrimit ka përdorur me masë dhe me shumë finesë trillin artistik. Ndërkohë që lexuesit e rinj të lindur pas viteve ’90-të, pse jo edhe brezat e tjerë që do vijnë, do ta gjejë njëlloj tërheqëse këtë vepër, sepse sa më larg të ikim në kohë nga periudha komuniste, aq më interesante dhe intriguese do të jenë ngjarjet nën diktaturë.
Subjekti është i thjeshtë. Dashuria pa kushte mes dy të rinjve, Anjezës dhe Davidit. Një ndjenjë që ka ulje-ngritjet e veta, herë në formën e një dashurie platonike e herë me përjetime marramendëse deri në ekstazë, por që për asnjë çast nuk u zbe sado pak, as gjatë pauzës së kësaj marrëdhënie kur Anjezës i duhej një dorë nga njerëz me peshë “për të çarë në pyllin plot me ferra, driza dhe kafshë të egra të artit”, as kur ajo kishte rënë në grackën e përdhunimit modern dhe endej si fantazmë midis jetës dhe vdekjes. Duke e lartësuar Davidin si heroin mbi moralin e kohës, autori përkufizon kuptimin e përjetshëm të ndjenjës: “Dashuria nuk ka qëllime”. Njëlloj si një ampulë e thyer që humb sterilitetin dhe bëhet e papërdorshme, edhe dashuria infektohet nga qëllimi, interesi dhe ndërhyrja gjithfarëllojshe.
Romani “Anjeza nuk u zgjua”, edhe pse voluminoz, të mban të mbërthyer nga faqja e parë deri në të fundit. Si mjeshtër i përshkrimit, Zogaj nuk vrapon mbi sipërfaqe të ngjarjeve dhe situatave, por ndalet e qëmton hollësishëm mbi detaje, gjendje, refleksione. Kjo ka bërë që artistikisht në vepër të mos veçosh personazhet kryesore nga ato episodike. Autori u ka dhënë të njëjtën peshë, për të mos thënë se këto të fundit i ka “gatuar” me materialin artistik më të fortë e më të shëndetshëm, i vetëdijshëm në rëndësinë e nyjeve lidhëse të veprës. Kolë Jakaj, babai i Anjezës zë fare pak hapësirë në libër, vetëm disa radhë diku nga fundi, por figura e tij mbetet e pashlyer në memorien e lexuesit sepse është gdhendur mjeshtërisht. Në përballjen me Davidin që “kishte ditur gjithmonë diçka për marrëdhënien e tij me të bijën” Kola lartësohet si një monument i burrit fisnik i vendosur në udhëkryqin midis malësorit krenar dhe babait të dhembshur. Drama e brendshme shpirtërore e të atit për fatin e së bijës e ka ligështuar disi duke ia rrëzuar vështrimin përdhe. Ai vjen me “një valë me rrudha që i ngrihet dhe i tretet në thellësi të ballit si grimasa e një pasigurie të pashpjegueshme” dhe largohet me “një ecje si në stinën me erë të dimrit, me një sup të kthyer përpara si bash anijeje, me tjetrin të tërhequr prapa që dukej pak më i lartë. Po çante përpara përmes një pengese që nuk ishte era”. Po kështu autori vetëm me një fjali të shkurtër “sytë e nënës janë më shumë se dy” simbolizon jo vetëm kujdesin e nënës së Davidit për të birin, por portretizon shqetësimin e përligjur e të përbotshëm të çdo nëne. Thënë ndryshe në këtë roman nuk ka personazhe të vogla e të mëdha, të rëndësishme apo më pak të rëndësishme. Si gurët e themelit që mbajnë në këmbë një ndërtesë, ka vetëm personazhe të domosdoshme.
Një e veçantë tjetër dalluese e këtij romani janë “grackat” artistike që ngre autori herë pas here, duke i futur zhvillimet nëpër degëzime që lexuesi mund t’i paramendojë ndryshe. Kurbat e ecjes nëpër konflikte nuk ndjekin gjithmonë shtigjet nga i paramendon lexuesi dhe kjo i bën më tërheqëse e më interesante ngjarjet. Takimin sqarues të Davidit me Arjan Lunën për aktin tragjik të përdhunimit të Anjezës pakkush e mendon aq “miqësor”. Lexuesi i thjeshtë e parashikon të egër, goditës, pse jo deri dramatik reagimin e Davidit, kur dihej se shkaktari i gropës ku u fundos Anjeza ishte Arjani, pabesia e tij. Autori zgjedh një hakmarrje tjetër për të, zhburrërimin, ndoshta më e rëndë se një hakmarrje fizike kur thotë se “Njeriu është fatkeq, por nuk është fajtor se nuk bëhet dot burrë”. Në pozicionin e tij si shërbëtor i të mëdhenjve Arjani tani s’ka ç’të bëj më, ngado që ta analizojë e sado që ta bëjë veten plehrë.
Jo pa qëllim autori e ka mënjanuar dënimin e përdhunuesve të Anjezës, duke ia lënë vlerësimit dhe gjykimit të lexuesit. Edhe po të tentohej në të vërtetë kjo do të ishte një përpjekje e pamundur. Ngjarja kishte ndodhur në një shtet diktatorial dhe Visi e Koli duke qenë se ishin nga sferat e larta do të gjenin plot alibi. “Dihej si përfundonin këto histori, vajza do të turpërohej për jetë edhe po të vareshin në litar përdhunuesit... Viktimës i numërohen dobësitë. Ky zakon, i trashë dhe i lig, kishte zënë vend, çuditërisht, në standardet e gjykimit të racës njerëzore”, shënon autori. Të zhgënjehesh a të vritesh në mirëbesim, apo të jetosh pa mirëbesim. Të dyja janë mizore. Anjeza kishte zgjedhur që çastin e fundit, ta shijonte e përqafuar me engjëllin e saj...
Pa u zgjatur, gjuha e pasur dhe intensiteti i ngjarjeve dhe personazheve i japin lexuesit një kënaqësi të veçantë estetike. Preç Zogaj tash nuk është vetëm Preç-poeti, por edhe shkrimtari Zogaj. Jo se nuk ka qenë, por tani është kapur fort pas këtyre të dy shtyllave të letërsisë, me tendencën për t’u ngjitur i sigurt drejt majave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38