Flash News

KRYESORE

Dasma e djalit të biznesmenit shqiptar, detajet dhe shpenzimet marramendëse

Dasma e djalit të biznesmenit shqiptar, detajet dhe shpenzimet

Prej një jave në familjen e biznesmenit të suksesshëm shqiptar Shefqet Kastrati, ka nisur festa. Djali i tij Musa Kastrati dhe nusja Adela, martohen sonte në një dasmë me shpenzime marramendëse, detajet e së cilës na lanë me gojë hapur.

 Në fakt dasma do të zgjasë tri ditë, por sonte është ceremonia VIP. Si fillim po ju themi se vendi ku do të mbahet ceremonia është ndërtuar enkas për këtë rast. Një hapësirë e re e luksoze në Vorë, do të mirëpresë sonte dasmorët. 120 mijë euro kanë kushtuar vetëm lulet e sjella nga Holanda ndërsa ushqimi e servisi kanë ardhur enkas nga Italia. “RevistaWho.com” ka mësuar se për këtë ceremoni familja Kastrati ka kontraktuar disa agjenci të ndryshme, të gjitha të huaja, për kurimin deri në detajet më të vogla.

 Peshën kryesore të muzikës në dasmë do e ketë këngëtari i suksesshëm i muzikës popullore shqiptare Sinan Hoxha, ndërsa do të këndojnë edhe yje të tjerë të muzikës shqiptare si Eranda Libohova, Gena, etj. Me sa duket familja Kastrati nuk ka për qëllim që ta kthejë këtë ditë të gëzuar në ngjarje mediatike, pasi ata janë treguar të rezervuar në gjithçka.

Ky ka qenë viti i dasmave dhe ende nuk po di se kë të cilësojmë si dasmën e vitit, por duke u nisur nga përmasat, përgatitja dhe investimi, titullin “Dasma e Vitit” mund ta marr kjo dasmë.

 

Të fundit