Flash News

KRYESORE

“Data e dasmës është ndarë”, Pjerin Ndreu tregon strategjinë e mazhorancës për zgjedhje lokale pa opozitën

“Data e dasmës është ndarë”, Pjerin Ndreu tregon

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu është shprehur i bindur se zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të mbahen, përkundër bojkotit të paralajmëruar nga opozita.

Në studion e lajmeve të ‘Abc News’, Ndreu la të kuptohej se forca të tjera politike apo kandidat të pavarur mund të mbushin mungesën e opozitës.

Data e dasmës është ndarë”, tha ai duke sqaruar: “Ka kandidatë të tjerë që mund të hyjnë. Nuk e di se kush mund të jenë, por kandidatë do ketë”, theksoi Ndreu, që konfirmoi se ai do jetë kandidat i mazhorancës për Bashkinë e Lezhës.

Opozita refuzoi pak ditë më parë depozitimin e propozimeve për Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të), duke treguar se do bojkotojë edhe zgjedhjet lokale.

Të fundit