Flash News

KRYESORE

Data për zgjedhjet lokale 2019, Ilir Meta nis konsultimet me partitë politike

Data për zgjedhjet lokale 2019, Ilir Meta nis konsultimet me partitë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të nisë sot konsultimet për përcaktimin e datës për zgjedhjet lokale të vitit 2019-të. Takimin e parë, Meta do e zhvillojë në orën 11:30 me Taulant Ballën, kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Më pas, takimet do të vijojnë me kryetarët e grupeve të tjera parlamentare.

Ndonëse jemi më shumë se gjashtë muaj larg këtyre zgjedhjeve, palët politike duket se kanë nisur që tani përgatitjet intensive për fushatën elektorale, që parashikohet të jetë një prej më të nxehtave në Shqipëri në dy dekadat e fundit.

Të fundit