Flash News

KRYESORE

Daul i PPE mesazh shqiptarëve: Zgjidhni Bashën për të ardhmen europiane, ose do mbeteni aty ku jeni

Daul i PPE mesazh shqiptarëve: Zgjidhni Bashën për të

Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul ka dërguar një mesazh për të gjithë shqiptarët dhe për Partinë Demokratike. Daul mbështet fuqimisht Lulzim Bashën në zgjedhjet e 25 qershorit dhe u bën thirrje shqiptarëve të votojnë për PD-në.

“Zgjedhjet parlamentare të dielën në Shqipëri nuk janë vetëm një zgjedhje mes të djathtës dhe të majtës, por një vendim midis të ardhmes europiane për Shqipërinë dhe qëndrimit në vend-numëro dhe pasiguri”, thuhet në mesazhin e presidentit të PPE.

Më tej Daul shton: “PD përfaqëson të vetmen alternativë për zhvillimin e ekonomisë, si partia e vetme që ka paraqitur një plan të detajuar për ringjalljen ekonomike të vendit, krijimin e vendeve të punës, investimet në arsimin e lartë.”

Daul thekson se “Basha ka luftuar për vite me radhë për mordenizimin e vendit dhe unë besoj se ai do t’i qëndrojë premtimit për të implementuar reformat që nevojiten për të sjellë Shqipërinë më afër vlerave dhe standardeve Europiane”.

Presidenti i PPE kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme dhe me standrade, ndërsa thekson se një Shqipëri e stabilizuar është në interes të të gjithë rajonit.

Të fundit