Flash News

KRYESORE

David Villa rrëfen të kaluarën: Nuk kam patur probleme me Messin

David Villa rrëfen të kaluarën: Nuk kam patur probleme me Messin

David Villa aktualisht luan në Japoni në të njëjtën skuadër me Andres Iniestën dhe për të po vjen fundi i karrierës. Në dhjetor ai do të largohet përfundimisht nga futbolli dhe pritet që brenda një viti ose dy të marrë drejtimin e një klubi futbolli.

Një peng në karrierën e tij janë spekulimet se ai ka patur marrëdhënie jo të mira me idhullin e Barcelonës dhe fansave të saj, Leo Messi. Kjo nuk i pëlqen dhe ka shfrytëzuar një intervistë për të shpjeguar situatat.

“Asnjëherë nuk kam pasur probleme me lojtarë dhe sidomos jo me Messin. Kam qenë korrekt kudo ku kam luajtur. Leon e konsideroj një koleg të shkëlqyer dhe ndihem fatlum që kam luajtur me të”, është shprehur Villa në “Onda Cero”.

Të fundit