Flash News

KRYESORE

De Biasi flet për ecurinë e Milanit: Gattuso punoi mirë, por ekipit i duhet një blerje e re

De Biasi flet për ecurinë e Milanit: Gattuso punoi mirë, por

Ish-trajneri i Përfaqësueses shqiptare, Giani De Biasi, mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në një emision radiofonik ku ka folur për ecurinë e skuadrave të Serie A.

Teksa ka bërë një analizë të disa ekipeve, De Biasi është ndalur tek skuadra e Milanit, ku ka komentuar edhe punën e Gattusos.

“Rino punoi shumë mirë në vitin e tij të parë si trajner në Serinë A. Vlerat e punës së tij shtohen kur marrim parasysh të gjithë presionin që ai kishte në krye të Milanit”, ka thënë 61-vjeçari për “RMC Sport”.

Ndërkohë ai ëshët shprehur se kuqezinjve i'u duhet një blerje e re për tu përmirësuar edhe pse nuk mund të flitet për tu shpallur kampion.

“Gattuso i transmetoi grintën e tij një organike me moshë shumë të re, ndaj mendoj se me ndonjë blerje skuadra mund të rritet edhe më shumë, por nuk mund të flitet për t’u shpallur kampion”, ka thënë De Biasi.

Të fundit