Flash News

KRYESORE

De Biasi flet për të ardhmen: Dua Japoninë

De Biasi flet për të ardhmen: Dua Japoninë

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Giovanni De Biasi, po kalon pushime të qeta në dukje, por në fakt ka filluar të kristalizojë destinacionin e tij të ri. Pas eksperiencave në nivel klubesh në Itali dhe Spanjë, si dhe përfaqësuese në Shqipëri, tekniku italian i ka hedhur sytë drejt kontinentit aziatik.

“Ende nuk e kam të kristalizuar se kë do të zgjedh Kinën apo Japoninë, pasi kam disa kontakte, por personalisht do të preferoja Japoninë, edhe pse si vend më duket tepër strikt e ftohtë në mënyrën e jetës në përgjithësi”, ka thënë për VIP Sport italo-shqiptari 60-vjeçar, gjatë një lidhje telefonike nga Italia.

De Biasi ka theksuar se brenda pak javësh do të vendos për skuadrën e re që do të drejtojë. Tekniku italian është përfolur edhe për mundësinë e drejtimit të Kombëtares së Australisë, ndërsa disa klube kineze kanë bërë tashmë ofertat për të.

Të fundit