Ish-trajneri i kombëtares shfaqi mbështetjen e plotë për Armand Dukën.
“Për mua Armand Duka ka qënë një person shumë i rëndësishëm. Ka bërë shumë për sportin dhe të mirën e vendit. Ka përvojën e duhur për ta dërguar më lart futbollin shqiptar. Është njeriu dhe presidenti i duhur që duhet të vijoj në krye të FSHF-së. Përtej meritave që i njohin të gjithë unë kam pasur dhe një raport të shkëlqyer personal. Gjithmonë më ka lënë dorë të lirë për të vepruar si trajner pa ndërhyrë asnjëherë. Kanë qënë vite të paharrueshme për mua.”/Opinion.al