Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
De Biazi, Basha, Blushi dhe dekorimet. Majat dhe humnerat e javës politike
Alfred Lela
Gianni de Biazi, profesionisti dhe amatorët
Iku edhe de Biazi. Për ata që e ndjekin Kombëtaren, deri më sot ai është trajneri më i mirë. Jo vetëm sa i takon arritjeve në shifra, por edhe për atë se vetëm një italian (si ai) mund të jetë mjaftueshëm shqiptar.
Tek e shihje të këndonte Himnin kombëtar, shpesh edhe thjesht duke lëvizur buzët, nuk mund të mos ndjeje respekt dhe dashuri për italianin e pankinës shqiptare. Për t`u `shqiptarizuar` pak më shumë ai mori edhe nënshtetësinë. Emrin ja kthyen nga Gianni në Gani.
Lotët në `konferencën e lamtumires` janë dëshmi e emocioneve dhe lidhjes së veçantë me Shqipërinë.
Ikja e tij, megjithatë, ndodhi mes tensionesh, ndoshta të panevojshme, dhe në atë dorëheqje lexohej një ngërç dhe një parehati e italianit. Ai u vu, jo pak, në qendër të kritikave të gazetarëve, shpesh të cytur më shumë se të bindur, por edhe të ish-futbollistëve të Kombëtares apo ish-trajnerë shqiptarë të përfaqësueses.
De Biazi e thoshte: kur Kombëtarja ka suksese të gjith bëhen pjesë, kur humbet e ka fajin trajneri.
Ai në atë krusmë të fundit, që ishte konferenca për shtyp e ndarjes, pasqyroi, më shumë se çdo gjë, hendekun mes profesionistëve dhe amatorëve. Ka gjithmonë në Shqipëri një luzmë të madhe amatorësh që duan t`i japin mend një profesionisti, që duan të këshillojnë një profesionist. Apo dhe t`ia nxijnë jetën.
Basha-Trump, takimi që u mboll në Çadër dhe mbiu në fushatë
Fara e një takimi mes liderit të opozitës shqiptare, Lulzim Basha, me Presidentin amerikan, Donald Trump, u mboll fillimisht, si dëshirë e dyshim bashkë, që gjatë ditëve të Çadrës.
Basha u shkëput nga protesta opozitare në mënyrë të papritur për një tur takimesh në Washington. Ai ua transmetoi rëndësinë e kauzave opozitare një grupi kongresmenësh të rëndësishëm amerikanë, por në Tiranë endej hija e një pamjaftueshmërie, sa kohë Basha nuk arrinte në derën e madhe e të rëndësishme të Shtëpisë së Bardhë. Një shtrëngim duarsh me Trump bëhej edhe më i lakmuar, duke ditur se kundërshtari i tij i brendshëm, Edi Rama, e kishte quajtur, asokohe kandidatin për President të Republikanëve amerikanë, `një turp të qytetërimit`.
Ai takim, që nuk e ndihmoi dot gjatë ditëve të Çadrës, u duk se i doli na krah gjatë ditëve të fushatës. Basha ndërpreu turin elektoral pa lajmëruar asgjë dhe u nis drejt Amerikës. Një ditë para se të kthehej, zyra e shtypit e Partisë Demokratike i shpërndau medias foton Trump-Basha. Teksti që e shoqëronte i bënte jehonë një `takimi të jashtëzakonshëm`.
I tillë ishte, edhe për faktin se përbënte një precedent. Kandidati për Kryeministër i një vendi të vogël proamerikan, takohej me Presidentin e ShBA 10 ditë para datës së zgjedhjeve. Në Tiranë, ku çdo shenjë amerikane përimtohet, duhet lexuar edhe kjo.
Rrengu ku ra Blushi dhe ndjesa e Politiko
Një prej gazetarëve të politiko.al më nisi para dy ditësh në ëhattsup linkun e një gazete pranë qeverisë, ku shfaqej një foto e Ben Blushit dhe e dy burrave të tjerë, që shfaqeshin në të dy krahët e deputetit të majtë. Titulli fliste për `lumturi të Blushit` dhe e identifikonte një prej të fotografuarve si ish-kreu i bandës së Durrësit. `Nuk e di sa e vërtetë është si foto`, më shkruante kolegu nga redaksia në Tiranë. Sugjerimi im ishte ta bënte lajmin, por duke pyetur që në titull `a është ky Lul Berisha?` Instikti i parë gazetaresk më thoshte se mund të ishte fotomontazh, si përpjekje për të dëmtuar një kundërshtar politik në fushatë. Ai që dukej si Lul Berisha shfaqej i ndryshuar në foto: me kokë krejtësisht të rruar dhe një palë syze të mëdha që i mbulonin shumë prej tipareve.
I vazhduam shkëmbimet në ëhatsupp. Unë këmbëngulja që të ndiqeshin zhvillimet dhe të pritej reagimi i Blushit. “Edhe ashtu e bëj”, më erdhi përgjjigja, e cila shprehte njëfarë pakënaqësie me `mosagresivitetin` tim gazetaresk.
Pa kaluar një minutë në ekranin e telefonit u shfaq `vendimi`: `Po e hedh si fakt këtë të Blushit. Pas Temës edhe Ballkanëeb e Shqiptarja kështu e kanë hedh`. `Okay`, ia ktheva, i dorëzuar para `fakteve`.
Gazetari i politiko.al prodhoi një titull aq të fortë sa lajmi: Blushi me një gabim trashanik rrëzon gjithë fushatën e Libra-s, del në foto me Lul Berishën.
Se si vijoi kronika e ngjarjes e dinë thuajse të gjithë. Blushi nuk e dinte se me kë po fotografohej, por dy të tjerët po. Nuk mund t’i kërkohet një kandidati për deputet në fushatë elektorale që të bëjë `vetingun` e çdo personi që i del përpara në rrugë.
Secili bën të vetën dhe secili merr hakun, dhe politiko.al u nxitua, duke cënuar standardet gazetareske, politikanin Ben Blushi dhe shijet e lexuesit të mirë.
Kemi një falje për të kërkuar, dhe nuk ngurrojmë në kërkimin e saj.
Dekorata me shumicë
Shqipëria prodhon gjithmonë paradokse që i përmbytin ngjarjet. Presidenti Bujar Nishani, në një akt të çuditshëm `dekorimesh me shumicë`, rreshtoi në Presidencë një grup aktorësh e këngëtarësh, të vjetër e të rinj, dhe i bëri Mjeshtra të Mëdhenj. Hierarkia është një vlerë e së djathtës. Por ajo shenjon edhe etikë dhe estetikë. Cilësi përkundër sasisë.
Nxitimi për të krijuar barazi, edhe me anë dekorimesh presidenciale, ia ul vlerën edhe decorates, edhe artisitit, edhe Presidentit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38