Flash News

KRYESORE

De Biazi drejt rikthimit në pankinë, ofertë nga ekipi i dy futbollistëve të Kombëtares

De Biazi drejt rikthimit në pankinë, ofertë nga ekipi i dy

Ish-trajneri i Kombëtares, Giano De Biazi mund të marrë drejtimin e skuadrës greke të Arisit të Selanikut.

Skuadra ku aktivizohet Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha po kalon një krize rezultatesh dhe shkarkimi i teknikut aktual, Pako Herrera është çështje orësh.

“Unë e njoh skuadrën e Arisit, është një klub me shumë histori dhe mbështetës në Selanik. Dy ish-futbollistët e mi, Mavraj dhe Basha luajnë atje. Është një projekt interesant dhe do ta diskutoja padyshim, por deri tani askush nuk më kontaktuar nga klubi”, u shpreh ish-trajneri i Shqipërisë per mediat greke.

De Biazi ishte pranë akordit me Australinë, pastaj me Poloninë dhe së fundi me Armeninë, por tratativat dështuan.

Të fundit