Flash News

KRYESORE

De Biazi nuk rinovon kontratën me Shqipërinë

De Biazi nuk rinovon kontratën me Shqipërinë

Xhani De Biazi nuk do të vazhdojë të jetë më trajneri i kombëtares shqiptare. Në një intervistë dhënë për të përditshmen italiane, “Il Corriere Dello Sport”, ai ka pranuar se është duke e menduar të ardhmen larg Shqipërisë, me të cilën nuk do të rinovojë. “Shqipëria më ka dhënë shumë, ndjehem një prej tyre, por jeta vazhdon”, ka thënë  De Biazi në intervistën e tij për të përditshmen italiane. Në këtë intervistë De Biazi foli për prapaskenat e bisedimeve me Palermon dhe se si i kishte thënë jo Palermos. Ai u shpreh se është i gatshëm të provojë një aventurë re me ndonjë skuadër spanjolle, ose angleze të rangut të Mançester Sitit, sepse, siç thotë ai, “është momenti i një zgjedhje të madhe”.

Të fundit