Flash News

KRYESORE

De Ligt nuk zgjodhi Juventusin, por Raiola i prishi punë me komisionet

De Ligt nuk zgjodhi Juventusin, por Raiola i prishi punë me komisionet

Matthijs De Ligt mund të mos kishte kaluar te Juventusi në merkaton e verës së kaluar. Këtë lajm e raporton gazeta katalanase "El Mundo Deportivo", sipas së cilës holandezi ka dashur Barcelonën.

Mbrojtësi i ri donte të luante bashkë me shokun e tij, Frenkie De Jong, por pengesa ishte agjenti i tij, Mino Raiola. AKy i fundit kërkonte një komision 8 milionë € për transferimin e djaloshit në "Camp Nou", shifër që Barcelona nuk ishte gati ta paguante.

Në këto kushte, De Ligt nuk transferohej dot te Barcelona, edhe pse ëndrra e tij, sipas gazetës, është të veshë fanellën blaugrana. Gjithsesi, ekziston një farë premtimi nga vetë Raiola, që Matthijs te Barcelona mund të shitet në vitin 2022.

Të fundit